Për të parën herë, Genta ekspozon familjen para kamerës (Video)

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 21:48 | Nga

Me një sukses të jashtëzakonshëm të arritur me ‘Shake It’ nga muaji Mars e këtej, pyetja që lindi natyrshëm për Genta Ismajlin ishte – çka tash?!

Barrën e projektit pasues të një hiti falë edhe vëmendjes së madhe të publikut duket se e pati edhe këngëtarja që shijoi ‘Shake it’ dhe verën përplot koncerte.

Por, periudha pak e gjatë e bëri të pashmangshëm publikimin e një kënge të re, të cilën Genta tashmë e ka finalizuar.

Në bashkëpunim me Endrit Mumajesin, këngëtarja e shumë hiteve do të publikojë shumë shpejt ‘Squat baby’, mes tjerash me një klip tejet të nxehtë.

Prive ka qëndruar në shesh xhirimet e videoklipit ku ju sjell Gentën por jo vetëm!

Për të parën herë para kamerave, Ismajli do ta prezantojë familjen, respektivisht motrën dhe nipin.

Materialin e plotë mund ta ndiqni nesër me fillim nga ora 19:00 në adresën e showbizit shqiptar – emisionin Prive me Liberta Spahiun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme