Performanca e Rita Orës në “Bambi Awards”

Prishtinë | 18 Nën 2017 | 11:33 | Nga

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora këto ditë ka qenë shumë e angazhuar në eventet më me nam.

Pas pjesëmarrjes në “MTV Europe Music Awards”, ku këngëtarja ishte nikoqire e ceremonisë, ajo mori pjesë edhe në “Bambi Awards”.

Rita u komentua shumë në lidhje me paraqitjen e saj në tapetin e kuq, ku për dallim nga “MTV EMA”, kësaj radhe ajo u shfaq shumë elegante.

Këngëtarja gjithashtu ka performuar hitin e saj të fundit “Anywhere” ku u shfaq me një performancë të zjarrtë me shumë energji në skenë.

Kujtojmë që kënga “Anywhere” e publikuar një muaj më parë ka marrë mbi 14 milionë shikime në kanalin YouTube.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme