Po vjen episodi i ri i “Egjelit” nga Stupcat (Foto)

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 14:54 | Nga

Grupi i njohur humoristik “Stupcat”, janë duke bërë përgatitjet e tyre për të sjellë shumë risi dhe programe të reja për këtë fundvit.

Një prej projekteve të tyre më interesant të realizuar ndonjëherë mbetet “Egjeli”, i cili do të vazhdojë sërish me episodet e reja.

Ka qenë aktori Vedat Bajrami ai i cili ka bërë të ditur këtë gjë përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook.

Në fotografi shfaqet lokacioni i xhirimit të serialit, i cili do të jetë i njëjti me atë të herëve të kaluara, përfshirë disa modifikime të reja.

Momente nga xhirimet e episodit të ri të serialit “Egjeli”.

“Gati renovimi i shtëpisë, Seriali ‘Egjeli’ po vjen shumë shpejt, ju dua Liki underground” shkruan aktori Bajrami në Facebook.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme