Policia gjen prova për vrasjen e XXXTentacion

Prishtinë | 10 Gus 2018 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Kërkimi i një veture “Cadillac” në pronësi të gjyshes së njërit prej të dyshuarve për vrasjen e XXXTentacion ka treguar prova të rëndësishme.

Sipas TMZ policia ka gjetur dy maska të zeza të njëjta me ato që vrasësit kishin vendosur natën e sulmit.

Gjithashtu në këtë veturë është gjetur një sasi e konsiderueshme e plumbave, të njëjtë me gëzhojat që janë gjetur në vendin e krimit.

Katër të dyshuarit për vrasjen e reperit janë të arrestuar dhe po përballen me akuza për vrasje të shkalles së parë dhe bashkëpunim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme