Pique hesht thashethemet për ndarjen me Shakirën (Video)

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 13:43 | Nga

Futbollisti i Barcelonës dhe këngëtarja kolumbiane kanë shuar të gjitha spekulimet.

Dyshja që konsiderohen çifti më i dashur për publikun, ka kohë që janë bashkë.

Ata edhe kanë një dy djem nga lidhja që nisi në vitin 2010, por që thuhej se ata kishin vendosur të ndaheshin.

Megjithatë, dyshja ka kohë që ishin në qendër të vëmendjes së medieve për një ndarje të mundshme.

Por, kjo duket të ketë qenë vetëm spekulim, pasi Pique ka publikuar një foto ku shihet se si Shakira bëhet gati për një nga performancat e radhës.

Shakira dhe Pique konsiderohen si çifti më i përfolur në skenën botërore dhe secila paraqitje e tyre ka rrëmbyer vëmendjen.

Pique së fundmi ishte në qendër të medieve për kërkesën e tij të hapur për pavarësi të Katalunisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme