Prej fatit të artistit deri te Kosova e viteve ‘90 me katër filma

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 11:56 | Nga

Qetësia e maleve përreth Liqenit të Fierzës prishet nga një anije e vogël. Nuk është anije e zakonshme, e cila e ka një destinacion. Më shumë shërben në formë taksie.

Peizazhi i bukur përreth reflektohet në ujërat e gjelbra të liqenit, i cili turbullohet nga mjeti lundrues. Një pjesë metalike lëshohet mbi kodra, dhe nëpërmjet saj banorët e fshatrave përreth hipin në anije, shkruan sot Koha Ditore.

Përmes pamjeve që sjell dokumentari “Stacion” i Leart Ramës kuptohet qartë se nëpër çka duhet të kalojnë banorët e zonës për ta kapërcyer liqenin, në mënyrë që të kenë qasje në qytet për t’u furnizuar me ushqim apo edhe për qëllime të tjera.

Vetëm pesë minuta, aq sa zgjat dokumentari, mjaftojnë për të marrë mesazhin që regjisori mëton të përçojë. Personazhe janë vetë banorët. Nuk ka dialog apo muzikë, por thjesht pamje të xhiruara nga anija.

Detajet që Rama i ka zënë përmes kamerës mjaftojnë. “Stacion” u dha për herë të parë të martën në Prizren, në kuadër të edicionit të XVI të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme