Princi George nuk ka një “ëndërr mbretërore”, ai dëshiron të bëhet polic

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 09:47 | Nga

Princi William ka zbuluar se djali i tij katërvjeçar, Princi George, është ende “i obsesionuar” me policinë.

Babai i princit katërvjeçar u takua me fituesit e shpërblimeve ‘Metropolitan Police Excellence Awards’ në një pritje të Pallatit të Kensingtonit të martën, teksa zbuloi  se djali i tij do të donte të ishte një polic kur të rritej.

Komisioneri i policisë, Jayne Richardson, i tha Williamit, i cili gjithashtu ka një vajzë dy vjeçare, Princeshën Charlotte, se ka shumë oficerë të nevojshëm në Skoci, por janë ende duke kërkuar vullnetarë.

Ai vërejti që princi i vogël George, ka krijuar një ambicie për të ardhmen, e cila në fakt nuk është aspak një “ëndërr mbretërore”.

Ndonëse është vetëm katër vjeç, atij i pëlqen shumë të jetë polic.

“Po rekrutojmë të rinj dhe nuk e di nëse George dhe Charlotte janë të interesuar”, ka thënë komisioneri i policisë Jayne Richardson, teksa ka parë interesimin e tyre për policinë.

Kjo nuk është ndër herët e para që George shprehet i impresionuar me policinë.

Në dhjetor të vitit që shkoi, ai i ishte drejtuar me një letër babagjyshit të vitit të ri, të cili i kërkonte një veturë policie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme