Publikohet premiera e ‘Meant to Be’ nga Bebe Rexha

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 09:22 | Nga

Këngëtarja shqiptare me fame botërore, Bebe Rexha sapo e ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

‘Meant to Be’ mban titullin kënga me të cilën Bebe vjen në bashkëpunim me Florida Georgia Line, shkruan lajmi.net

Ajo pa dyshim se është një prej yjeve më të mëdha të muzikës botërore dhe këtë e vulos kënga e re që arriti gjysmë milionë klikime në pak orë.

Kujtojmë se ajo është gjithashtu një femër shumë seksi por vazhdon të jetë single. Të paktën nuk ka deklaruar edhe diçka për ndonjë lidhje të mundshme.

Së fundmi bukuroshja shqiptare lansoi një varg hitesh si “I Got You” dhe “Fuck Fake Freinds”.

Një tjetër këngë që arriti ta katapultojë atë në maje të top listave ishte “In The Name of Love” me Martin Garrix.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme