Publikohet versioni final i këngës që do e përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 14:43 | Nga

“Mall” quhet kënga e Eugent Bushpepës me të cilën ai mori pjesë në festivalin e RTSH-së.
E me këtë këngë, ai fitoi të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në festivalin e madh të muzikës, Eurovision, shkruan lajmi.net

E sot, në kanalin e këtij festivali në Youtube është publikuar versioni final i këngës dhe klipit.

‘Mall’ që nga përzgjedhja dhe konfirmimi që e përfaqëson Shqipërinë në Eurosong, nga faqet që merren me festivalin është cilësuar si një nga këngët më të mira.

Prandaj, urojmë që kënga të merr vendin e merituar në Eurovision.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme