Publiku këndon bashkë me Linda Halimin këngën “World” në Madrid (Video)

Prishtinë | 15 Pri 2017 | 13:09 | Nga

Gjatë këndimit të këngës “World”, Linda Halimi bashkë me publikun bëjnë edhe shqiponjën me duar, shkruan KultPlus.
Në Spanjë para mbajtjes së Eurovision mbahet një parafestë dedikuar Eurovisionit, ku të pranishëm janë edhe disa nga garuesit e Eurovisionit.

Në këtë festë nuk mungoi edhe përfaqësuesja e Shqipërisë për në Eurovision, Linda Halimi.Në momentin që është lëshuar kënga “World” të gjithë të pranishmit kanë filluar të këndojnë bashkë me Linden.

Në këto momente Linda duket tejet e lumtur përderisa shpërndanë puthje dhe dashuri për fansat e saj atje, shkruan KultPlus.

Gjatë performancës, Linda nuk harron të bëjë me duar edhe simbolin shqiptarë, shqiponjën duke ju bashkangjitur edhe publiku këtij momenti shumë emocional.

Për më shumë mund ta shikoni videon më poshtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme