“Rapsodët N’Rap T’Sotit”, në vend të dytë në “Billboard”

Prishtinë | 14 Kor 2016 | 23:30 | Nga

Rapsodët N’Rap T’Sotit”, albumi i dyshes MC Kresha dhe Lyrical Son, ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar.

Ai është radhitur në vend të dytë të “Billboard” për kategorinë e albumeve më të shitura në botë, “World Albums” në javën e dytë të korrikut.

Kjo do të thotë që albumi i reperëve nga Kosova duhet të ketë pasur shitje të madhe, çfarë dhe e konfirmon dhe një herë suksesin e “Rapsodët N’Rap T’sotit”, raporton emisioni Express Summer.

Albumi “Rapsodët N’Rap T’Sotit” i Mc Kreshës dhe Lyrical Sonit kishte shënuar sukseset e para edhe në skenën ndërkombëtare, menjëherë pas lansimit.

Vetëm dy ditë pasi u bë publik, albumi i parë shqiptar në treg botëror ka pasur sukses të madh, duke debutuar në pozitat e para në shumë tregje si atë të Gjermanisë, Zvicrës, Francës etj.

Të ngjashme