Rasheli i dërgon Ermalit për ditëlindje foto nga shtrati

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 18:47 | Nga

Prezantuesi i njohur, Ermal Mamaqi, feston sot ditëlindjen e 36-të. Në këtë ditë të veçantë urimet nuk kanë munguar nga familjarë, miq e bashkëpunëtorë.

Listës i është shtuar Rasheli, vajza që për një sezon e gjysmë e pati në krah tek ‘Xing’.

Përkundër se pas largimit të bukuroshes nga programi u krijua përshtypja e mospajtimeve të theksuara mes dyshes, raporti vazhdon të jetë po ai i njëjti.

Përmes rrjeteve sociale, Rasheli e ka uruar Ermalin me një fotografi qesharake nga prapaskenat e xhirimeve të cilat dikur i bënin bashkë.

Një urim me doza humori, për një njeri që me humorin e tij na bën gjithmonë për të qeshur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme