Rihanna tregon pse herë dobësohet e herë shëndoshet

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 18:04 | Nga

Kohët e fundit Rihanna është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të peshës së saj trupore.

Këngëtarja nga Barbadosi ka shtuar disa kg, por kjo gjë nuk duket se e shqetëson aspak. Trupi i saj i mbushur ka marrë komente shumë pozitive, por nga ana tjetër ka ngjallur dhe debat. Pse Rihanna komentohet pozitivisht për kg e tepërt, e ndërsa nëse kjo shihet tek personazhet e tjerë apo edhe në përditshmëri, nuk ndodh e njëjta gjë? Përgjigjen e kësaj pyetje nuk di ta thotë njeri, edhe pse na vjen instiktivisht të themi: sepse ajo është thjesht Rihanna.

29-vjeçarja nuk kishte folur më parë për këtë temë, por gjatë intervistës për “The Cut” ajo zbuloi se trupi i saj është shumë i luhatshëm. Riri u shpreh se detyrohet të ndryshojë garderobën shumë shpesh, kjo për shkak se një ditë mund të veshë rroba të ngushta pas trupit dhe t’i rrijnë mirë, dhe javës tjetër i duhet të veshë rroba të gjera.

“Po ta shikosh më gjerë, është e tipit: Cila është kjo javë? Java e shëndoshjes apo e dobësisë? Do nxjerrim këmbët dhe krahët këtë javë, apo do vishemi me të gjera?”, tregon ajo.

Rihanna gjithmonë është shprehur se ajo do të ishte femra më e lumtur në botë nëse nuk do të kishte celulit. Luhatja kaq e theksuar në peshë është një shkaktarët kryesorë të krijimit të celulitit dhe duket se 29-vjeçarja nuk do të shpëtojë kurrë nga ky problem.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme