Rinia Evropiane i ndan Labinot Tahirit çmim për humanizëm

Prishtinë | 19 Jan 2017 | 12:35 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këngëtari Labinot Tahiri, ka pranuar medaljen e parë të meritave për promovimin e qytetarisë aktive dhe humanizmit, nga Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës.

Tahiri me këtë rast tha se ndjehet i lumtur dhe krenar që po pranon një çmim të tillë për humanizëm, për të cilën tha se janë meritor qytetarët e shumtë që e përkrahën në çdo aksion humanitar, raporton Ekonomia Online.

“Përshëndes të gjithë qytetarët të cilët janë shkaktar që unë të marr këtë medalje. 70% për qind e qytetarëve i janë bashkuar vizionit tim. Ne jemi pasardhës të Nënës Terezë. Si pasardhës shqiptarë armë të fortë e kemi humanizmin”, ka tha ai.

Kryetari i KREK-ut, Avdullah Hasani, tha se vendimin për nderimin e Labinot Tahirit si model të qytetarisë aktive, e kanë marrë pas rekomandimeve të komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare.

“Më parë nuk kemi ndarë medalje për humanizëm në Republikën e Kosovës, por duke dal në sipërfaqe njerëz si Labinot Tahiri kemi krijuar mundësi që KREK-u të ndajë edhe këtë medalje evropiane. Jemi krenarë që gjenerata e re e ka një njeri si Labinot Tahirin”, ka thënë Hasani.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe deputeti i PDK-së, Elmi Reçica.

Tahiri që tashmë është edhe anëtar i AKR-së, njihet për humanizmin e tij, sidomos në organizimin e aksioneve për grumbullimin e mjeteve për shërimin e të sëmurëve jashtë vendit, por edhe në fusha tjera. 

l 1 l

Të ngjashme