Rita Ora bën paqe me familjen Kardashian

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 18:13 | Nga

Disa vite më parë këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ishte në një lidhje dashurie me vëllain e Kim Kardashian, Rob.

Por kjo lidhje e tyre përfundoi, dhe përgjegjëse për këtë familja Kardashian-Jenner, bëri Ritën, pasi sipas tyre Rob e vuajti shumë ndarjen, e pikërisht për këtë arsye ato e përjashtuan këngëtaren nga çdo event apo dalje publike të organizuar nga familja e tyre.

Kris Jenner, mamaja e Kim, gjatë një interviste për mediat e akuzoi këngëtaren shqiptare se ajo e shfrytëzoi marrëdhënien me Rob për të marrë famë dhe vëmendje.

Por duke qenë se nga ndarja e çiftit kanë kaluar disa vite, tashmë gjërat i kanë mbetur së kaluarës dhe marrëdhëniet e Ritës me familjen më të famshme në botë janë rregulluar.

Mesa duket tashmë Kriss Jenner dhe Rita Ora kanë marrëdhënie miqësie me njëra-tjetrën, dhe këtë e ka vërtetuar pjesëmarrja e tyre në eventin e Lorraine Schwatz, ku vajzat shfaqen duke buzëqeshur midis tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme