Rita Ora mbajti koncert madhështor para 20 mijë adhuruesve në Manchester Arena

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 10:22 | Nga

Rita Ora ka vazhduar me paraqitjet e saj skenike të shkëlqyera.

Superylli shqiptar ka mbajtur një koncert në Manchester Arena, ku nuk kishte asnjë vend të lirë të mbetur për publik.

Me kapacitet prej 20 mijë personazh, ky impiant ishte i stërmbushur për Rita Oran e cila performoi para publikut të zjarrtë.

Ajo performoi hitet e mëdha duke kënaqur maksimalisht fansat e saj.

Rita ditë më parë performoi edhe në Kroaci ku shpalosi në skenë flamujt e Kroacisë dhe të Kosovës.

Këngëtarja u kthehet projekteve të saj muzikore shumë shpejt, e në plan është një album i ri.

Fjalë Kryesore:

shpërndaje

Të ngjashme