Roberti bëhet kinse nuk e njeh Luanën

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 18:03 | Nga

I ftuar në emisionin “Pop Culture’, Robert Aliaj foli rreth jetës së tij private dhe asaj profesionale .

Në një pjesë të emisionit Robertit iu kërkua të komentonte disa prej personazheve që shfaqeshin në ekran. Në një moment në ekran u shfaq një foto e prezantueses Luana Vjollca, Aliaj u përgjigj: “Kush është kjo?”

Pasi moderatori i shpjegoi se Vjollca ishte prezantuese dhe në atë moment ai u shpreh: “Betohem që nuk e kam parë kurrë të prezantojë!”

Më tej, Robert Aliaj shtoi se e kishte parë diku Luanën, por asnjëherë në rolin e prezantueses.

Aliaj është i njohur si anëtari i jurisë së “Dance with me”, ku shpesh ka mbajtur qëndrime kontroverse dhe ka pasur grindje me anëtarë të tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme