Rona Nishliu pranon dhuratë të veçantë nga Kryeministri Edi Rama

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 20:40 | Nga

Më 8 shtator këngëtarja Rona Nishliu i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar lidhjen e saj disa vjeçare me martesë.

Këtë gjë këngëtarja shqiptare e bëri në një ceremoni private në Tiranë, ndërsa ka mbajtur larg vëmendjes së medieve bashkëshortin e saj, Florin.

Pas martesës, çifti u nisën drejt Italisë për të kaluar muajin e mjaltit.

Për martesën e tyre, çifti mesa duket janë përshëndetur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili iu ka dërguar një dhuratë.

Në disa imazhe të hedhura në InstaStory, këngëtarja Nishliu bën të ditur dhuratën që ka pranuar nga kryeministri i Rama, e që është një shishe verë, në të cilën janë të stampuara edhe simbolet e Shqipërisë.

“Faleminderit për kujdesin tuaj dhe të institucionit”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë në shenjë falënderimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme