Roza Lati: Mami më tha ta rrisja gjoksin

Prishtinë | 11 Mar 2017 | 15:12 | Nga

Ka vetëm pak ditë që i është nënshtruar një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale, të cilën e kishte menduar më parë, megjithatë akoma nuk e ka marrë veten plotësisht. Moderatorja e njohur, Roza Lati, është ende në fazë rikuperimi, por kjo nuk e ka penguar të shfaqë më shumë feminilitetin e saj. E hapur për ҫdo vizitë te mjeku, ҫdo veprim e ҫdo detaj për ndërhyrjen në gjoks, në “Rudina” në Tv Klan, ku Roza ka qenë e ftuar pasditen e sotme, ka treguar edhe merakun e vogël që i mbeti pas kësaj.

E pyetur se si ndihet tani që masës i ka shtuar edhe një numër, Roza tregon se akoma nuk e ka kuptuar këtë plotësisht: “Mami më thoshte që me gjoks të madh do të ndihesh më feminile, kishte ardhur koha të hiqja dorë nga të bërit fëmija i keq, por unë akoma nuk e kuptoj dot plotësisht, sepse kam akoma pak dhimbje. Pres të marr veten plotësisht për ta kuptuar”, – tregon ajo, shkruan “Class”.

Si një prej vajzave më ҫapkëne të showbiz-it, një prej personazheve më të hapur televizivë, Roza thotë edhe se qëllimi i vërtetë i kësaj ndërhyrjeje është për t’u ndier mirë para publikut: “Unë jam personazh publik, jam në showbiz dhe bëj përpjekje maksimale për t’u përmirësuar dhe për t’u dukur bukur para publikut. Akoma nuk e kam ndier, se koha është shumë e shkurtër, por pres të kem një pamje më të bukur me dekolte. Ҫdo gjë e bëj në të mirë të profesionit tim…” – tregon Roza.

Megjithatë, nuk lë mënjanë as sikletet e ditëve të para. Ajo tregon se e ëma, aktorja e njohur Rita Lati – një ndër nxitëset më të mëdha për këtë ndërhyrje – e ka ndihmuar shumë ditët e para kur ishte akoma e fashuar.

Por nuk nguron të tregojë edhe një “pendesë” të vogël: “Kam pasur akoma dhimbje… Aq sa thosha me vete: o Zot, pse nuk më tha njeri sa shumë dhemb? Sikur ta dija kështu, nuk do ta kisha bërë… “ – shton ajo, por pa mohuar se tani ndihet më feminile dhe më bukur me dekolte. Vetëm se… reҫipetat ende nuk i ka ndërruar, përveҫ disave që ia kanë bërë dhuratë mikeshat: “Pres të më kalojë faza e enjtjes dhe pastaj të shoh sa është numri i ri…”

Roza Lati, sikur shihet dhe nga fotot e mëposhtme, ka pasur gjoks jo dhe aq për t’u lakmuar:

Image result for roza lati

Image result for roza lati

Image result for roza lati

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme