Rozana, fituese e Kënga Magjike 2016

Prishtinë | 11 Dhj 2016 | 00:20 | Nga

Fituese e Festivalit “Kënga magjike 2016” është Rozana Radi me këngën “Ma thuaj ti”, me votat që kolegët dhanë për njëri-tjetrin.

Befasia e këtij edicioni pa dyshim se ka rezultuar të jetë Anxhela Peristeri, këngëtarja e cila ka fituar bindshëm vendin e dytë me këngën “Gënjeshtar”. Anxhela nuk përmendej në 5-shen e ngushtë që konsideroheshin favoritë.

E treta ka dalë Arilena Ara me projektin “Nëntori:, teksa e katërta është pozicionuar Tuna Sejdiu me këngë “Duam”, pasuar nga Artiola Toska dhe Bruno me “Mirëmëngjes dashni”.

Favoritet e sivjetëm nuk janë pozicionuar as në top treshe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme