Sa i është rritur rroga Luanës prej që udhëheq emisionin?

Prishtinë | 26 Nën 2017 | 13:14 | Nga

“Ndaje ose haje“ është një nga pjesët më interesante në “Shiko kush Luan“, pasi të ftuarit na rrëfejnë disa të vërteta që s’do na i kishin thënë në rrethana të tjera, por nuk është kështu për ata pasi që duhet të hanë ushqimet e shpifura në tavolinë.

Pjesë e kësaj loje, është bërë edhe vetë moderatorja Luana Vjollca, e cila i duhej t’i përgjigjej një pyetjeje shumë të vështirë: Sa i është rritur rroga pasi është bërë autore e programit?

Bukuroshja na ka treguar vetëm shifrën e parë, por duke mos na thënë se nga sa zero ndiqet nga pas.

“Një 5-she, po sa zero nuk po e them“, u shpreh Luana.

Besojmë se e keni kuptuar se për çfarë shifre bëhet fjalë, apo jo?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme