Sa shkon pasuria e Kendall Jenner, si u bë kaq e pasur?

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 19:05 | Nga

Kendall Jenner është e mbuluar me para! Viti 2016 ishte më i miri për të pasi pasuria e saj u rrit dhe madje u dyfishua. Ajo u klasifikua si një ndër modelet më të paguara nga “Forbes”. Por sa është pasuria e 21-vjeçares dhe si arriti ajo t’i fitojë këto para? Pasuria e Kendall Jenner shkon në 36.6 milion dollarë. Ajo i ka fituar këto para duke punuar në:

Televizioni

Modelja fiton 5,000 dollarë për çdo episod të “The Keeping Up With Kardashians”

Modelimi

Kendall u klasifikua si modelja e tretë më e paguar në listën e “Forbes”. Ajo ka bashkëpunuar me marka si Estee Lauder dhe Calvin Klein.

Linjë veshjesh

Modelja ka bashkëpunuar me motrën e saj Kylie për linjën e veshjeve Kylie & Kendall Collection. Ajo ka fituar para edhe nëpërmjet manikyrëve me emrin e saj. Gjithashtu edhe novela e saj dhe Kylie-t “Rebels: City of Indra: The Story of Lex and Livia” ka shtuar 18 milion dollarë në pasurinë e saj.

Rrjetet sociale

Motrat Kardashian njihen për rrjetet e tyre sociale me shumë fansa dhe postimet e shumta. Snapchat-i i Kyliet është ndër më të ndjekurit ndërsa Kendall ka miliona fansa dhe një postim i saji paguhet 300 000 dollarë nga Instagrami dhe 50 000 dollarë nga Facebook dhe Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme