“Sasa” është e ndarë nga bashkëshorti

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 11:39 | Nga

Adriana Matoshi, e cila njihet si Sasa nga seriali “O sa mirë”, është dhe një nënë tejet e përkushtuar.

Adriana është nënë e katër fëmijëve të cilët i ka me tashmë ish-bashkëshortin e saj, aktorin gjilanas, Albert Sylejmani.

Dyshja tash e një kohë i kanë ndarë rrugët, derisa e kanë rimarrë shumë mirë veten. Aktorja duket tejet e lumtur pranë fëmijëve të saj të cilët bazuar në disa foto duket se takohen edhe me babain.

Ajo, e hapur si gjithmonë ndaj medieve sa i përket anës profesionale, e kontaktuar nga ne sa i përket kësaj çështje nuk ka dashur të flasë për jetën private. Por, burime të afërta me aktoren e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Në vazhdim ju sjellim disa foto të tyre bashkë të cilat Alberti i mban ende në llogarinë e tij Facebook, në fakt nëse jo burrë e grua, marrëdhëniet e tyre “shoqërore” nuk janë shkëputur.

No automatic alt text available.

Image may contain: 5 people

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme