Shtëpia përrallore e Leonardo DiCaprios në vlerë prej 3.5 milionë funte

Prishtinë | 28 Pri 2018 | 14:44 | Nga

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio shquhet si një prej aktorëve me të ardhurat më të mëdha në botë.

Në vitin 2016 pas shumë mundimeve, ai fitoi çmimin “Oscar”, për të cilin kishte luftuar gjatë gjithë karrierës së tij.

Së fundmi, tabloidi Metro ka publikuar disa imazhe të vilës luksoze të aktorit të njohur, në të cilën edhe jeton.

Vila në vlerë prej 3.5 milionë funtesh ka pesë dhoma gjumi, tetë banjo dhe e rregulluar me një dizajn unik.

Sigurisht që asaj nuk i mungon pishina, kopshti si dhe këndet e ndryshme relaksuese.

43-vjeçari posedon edhe disa shtëpia të tjera, të cilat plotësojnë numrin e madh të patundshmërive të tij.

Leonardo DiCaprio Just Bought Moby's Los Feliz House—But He May Never Even Live in It

Leonardo DiCaprio Just Bought Moby's Los Feliz House—But He May Never Even Live in It

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme