Si e kishte marrë vesh djali i Beckham se i ka prindërit e famshëm

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 11:06 | Nga

Brooklyn Beckham ka zbuluar se ai nuk e kishte ditur deri në moshën 13 vjeçare se prindërit e tij ishin të famshëm.

Duke folur për Wonderland Magazine ia ka thënë; “unë nuk e kam ditur se prindërit e mi ishin të famshëm deri kam mbushur 13 vjet”.

Tinejxheri ka shpalosur edhe momentin kur e kishte marrë vesh se ishte fëmija i dy prindërve që i njihnin të gjithë.

“Shkova në një ndeshje futbolli dhe njerëzit po e brohorisnin emrin e babait tim dhe unë mbeta i shtangur”.

Brooklyn që ka mbi nëntë milionë përcjellës në Instagram, është gati ta publikojë albumin e tij të parë me fotografi këtë verë.

“Është shumë emocionuese për mua që ta publikoj punën time dhe dua t’u tregoj njerëzve se nuk po e bëj këtë vetëm për shkak se jam djali i kujt jam”.

Brooklyn është vëllai i madh i Romeos, 14 vjeçar, Cruzit, 11 vjeçar dhe Harperit, pesë vjeçar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme