“S’ka dashni” thonë Dani dhe Ylli Limani

Prishtinë | 21 Pri 2018 | 13:07 | Nga

Nuk e kishte menduar askush një bashkëpunim të tillë.

Këngëtarët Ramadan Krasniqi-Dani dhe Ylli Limani kanë bashkuar forcat në projektin e ri, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për këngën “S’ka dashni”, e cila sapo është publikuar në kanalin YouTube, e vizuelizuar edhe me videoklip.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Petro Xhori, për muzikën është kujdesur Irkenc Hyka, ndërsa videon e ka realizuar Imagine Films.

Më poshtë mund ta gjeni këngën më të re nga Dani dhe Ylli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme