Spice Girls drejt ribashkimit

Prishtinë | 14 Nën 2017 | 14:31 | Nga

Grupi i famshëm i viteve 1990-të, “Spice Girls”, do të jetë serish bashkë vitin e ardhshëm. Pesë pjesëtaret, përfshirë edhe Victoria Beckham, janë të gatshëm të ribashkohen për publikimin e një albumi.

Ka qenë Mel C e cila ka punuar në fshehtësi me themeluesin e Spice Grils, Simon Fuller gjatë muajve të fundit për të risjellë Beckham, Mel B, Emma Bunton dhe Geri Horner.

Një burim për The Sun tha: “Ato kanë filluar bisedimet që në verë dhe në fund ranë dakort të ribashkoheshin. Vajzat do të punojnë së bashku në një seri projektesh, ku përfshihet edhe një album i ri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme