Stupcat i kërkuan RTK-së 35 mijë € për Vitin e Ri

Prishtinë | 13 Dhj 2016 | 11:44 | Nga

Festat e fundvitit tashmë janë afruar, me ç’rast kanë filluar edhe përgatitjet. Në televizione tashmë kanë nisur xhirimet për Vitin e Ri.

Me këto përgatitje po merret edhe RTK-ja, të cilët kanë menduar që për ndërrimin e moteve, shikuesit e vet t’i argëtojnë me grupin humoristik “Stupcat”.

Por një gjë e tillë po del të jetë e pamundur. Aktoret e njohur kanë kërkuar hiq me pak së 35 mijë euro që të jenë pjesë e programit festiv të RTK-së, raporton Magazina.al

Pas kësaj shumë marramendëse, televizionin publik ka hequr dorë që “Stupcat” të bëjnë emision argëtues.

Se ku do i shohim humoristët e njohur për netët festive, mbetet të mësohet në ditët në vijim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme