Rita Ora filloi karrierën e saj kur nënshkroi kontratë me “Roc Nation”, kompania e yllit, Jay-Z.

Pas asaj, ajo pati një shpërthim fame, me hitin “Hot Right Now”.

Përgjatë kësaj periudhe, flitej se ajo kishte ndërhyrë në lidhjen e producentit Jay Z dhe divës së muzikës, Beyonce. Mirëpo, pavarësisht faktit se edhe sot shpesh flitet për këtë lidhje, një gjë e tillë nuk është pohuar asnjëherë nga dyshja.

rita 1

Përgjatë periudhës 2009-2011, Rita ka qenë në lidhje me këngëtarin e R’n’B, Bruno Mars. Ajo e përshkruan Brunon si ‘dashuri në shikim të parë’. Lidhja e tyre, sipas Ritës, u ndërpre për shkak të famës individuale dhe se nuk kishin kohë për njëri-tjetrin.

rita 2

Një ndër lidhjet më të përfolura të Rita Orës ishte ajo me Rob Kardashian, vëllai i personalitetit televiziv, Kim Kardashian. Kjo romancë zgjati nga nëntori 2011 deri në fundvitin 2012. Lidhja përfundoi në mënyrë të tmerrshme, pasi që Rob ‘ekspozoi’ Ritën për tradhtitë e pretenduara nëpërmes mesazheve abuzive në rrjetet sociale.

rita 3

Rita Ora dhe Calvin Harris patën një romancë gati 1-vjeçare. Rita pas kësaj lidhjeje pranoi se ka “varshmëri” nga dashuria. Ajo gjithashtu ka thënë se arsyeja e ndarjes ishte se romanca u ngatërrua me biznes dhe se lidhja kishte shumë konflikte.

ham

Romanca më e re e spekuluar e Rita Orës është me ngasësin e “Formula 1”, Lewis Hamilton. Ajo është parë mbrëmjen e së dielës duke dalë nga një klub, ku ajo dhe Lewis u panë të buzëqeshur edhe pse nuk pranojnë që janë në lidhje. Ata u panë së bashku edhe në Ulqin, ku afërsia e tyre lë për të nënkuptuar se dyshja është në lidhje.

Rita Ora përveç të lartpërmendurve është thënë se ka pasur lidhje edhe me artistët si: Jonah Hill, Snoop Dogg, Justin Bieber, Drake, dhe emra të tjerë të njohur. Jeta e saj private gjithmonë vazhdon të jetë në fokus të mediave të huaja.