Tenori i famshëm dënohet nga Policia e Kosovës

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 15:23 | Nga

Tenorit kosovar më famë botërore Ramë Lahaj sot nuk i shkoi aq mbarë. Ai ka marrë një dënim nga Policia e Kosovës për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit.

Lahaj ka postuar një Instastory teksa ka treguar që ka marrë një dënim prej 200 eurosh, çka se ka shkruar: “Dënimi sa vet rroga e policit”.

Ai është duke qëndruar për disa në Kosovë. Ai së fundmi pati koncert në Prishtinë, ndërsa u dekorua edhe me Medaljen e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme