Thaçi: Dua Lipa yll i muzikës pop

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 10:06 | Nga

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, shprehet tejet krenar me suksesin e Lipës, duke e quajtur atë yll të muzikës pop.
Dua Lipa, po bënë krenar të gjithë me sukseset e saj. I fundit që ka shkruar mbi krenarinë që ndjen për këtë sukses të saj është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Mjaft e mahnitshme të shohësh yjet e muzikës pop të Kosovës, si Dua Lipa, duke dominuar në skenën globale të muzikës, por kurrë nuk i harrojnë shtëpitë e tyre”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Tëitter.
Lipa së fundmi ka lansuar këngën “New Rules” e cila po rezulton si shumë e suksesshme. Ajo gjithashtu këto ditë ka dhënë një intervistë për “RollingStone”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme