Thellohet “konflikti” ndërmjet Arnidës e Gridës

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 10:51 | Nga

Batutat e lëshuara nga protagonistët e debatit në studion e emisionit ‘Opinion’ në TV Klan mbrëmjen e sotme në lidhje me qeverisjen e Edi Ramës, nuk kanë kaluar pa reagime nëpër rrjete sociale.

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma, mbrëmjen e sotme ka replikuar për shumë çështje me avokat Ngjelën, por mes tyre nuk kanë munguar as batutat me ‘spec’.

Një prej reagimeve në lidhje me debatin e zhvilluar në studion e ‘Opinion’ edhe pse jo e pranishme ka qenë avokatja Arnida Capi, kohë më parë pjesë e listës së partisë së avokat Ngjelës.

Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Capi ka shkruar se Grida Duma e ka cituar jashtë kontekstit, ndërsa, ka theksuar, se Duma duke folur për drogën lënda i ka dhënë efekte ekstazie.

“Nuk e dija se të flitet për drogën të jepka efekte eksazie, po mesa duket kjo zonja pedagoge që fliska tek Opinioni paska kaluar në një gjendje të papërmbajtshme teksa, ndër të tjera, më referon jashtë kontekstit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme