Trump i përgjigjet De Niros: Ke koeficient të ulët inteligjence, ke marrë shumë grushta në kokë

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 13:42 | Nga

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është kundërpërgjigjur aktorit Robert De Niro, pas sharjes që ky i fundit i drejtoi nga foltorja e Tony Awars.

Trump e quan De Niron një individ me koeficient të ulët inteligjence dhe një aktor që gjatë përvojës në filma ka marrë shumë grushta në kokë nga boksierë të vërtetë.

“Robert De Niro, një individ me koeficient të ulët inteligjence, ka marrë shumë goditje në kokë nga boksierë të vërtetë gjatë filmave të tij.

Ma merr mendja se ai nuk e kupton se ekonomia është në momentin më të mirë, me punësimin në nivelet më të larta dhe shumë kompani që i sjellin të ardhurat në vendin tonë. Zgjohu i grushtuar!”, shkroi ai në “Twitter”.

Trump gjeti kohën t’i përgjigjes De Niros pasi u kthye nga Singapori, ku zhvilloi takimin me liderin e Koresë së Veriut.

Aktori fitues i “Oscar”-it, i njohur për opozitën që i bën shpesh presidentit amerikan, mbajti një fjalim para turmës në ceremoninë e “Tony Awards” të dielën, ku tha: “Para së gjithash, dua të them f.ck Trump. Nuk ka më poshtë Trump-i, tani është f.ck Trump”.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/kult/robert-de-niro-ia-ndalon-hyrjen-donald-trumpit-ne-restorantet-e-tij/

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/kult/robert-de-niro-shperthen-kunder-trump-ne-tony-awards/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme