Tuna romantike, tregon se sa shumë e dashuron Patrisin

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 10:32 | Nga

Ata janë njëri ndër çiftet më të njohura në estradën shqiptare.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Altuna Sejdi-Tuna dhe bashkëshortin e saj Patris Berishën.

Çifti simpatik para disa muajve janë bërë prindër për herë të parë. Që nga ky moment, dyshja e njohur kanë dëshmuar se janë prindër shumë të përkushtuar.

Këtë më së miri keni pasur mundësi ta shihni përmes imazheve të shumta që kanë publikuar në rrjetet sociale.

Përveç Tunës edhe Patrisi pothuajse çdo ditë ka publikuar imazhe tejet të ëmbla së bashku me djalin.

Momenti kur Patrisi mban Tianin në krahë, kjo gjë e emocionon shumë këngëtaren Tuna.

Ajo së fundmi në llogarinë e saj në Instastory ka postuar një fotografi ku shihet Patrisi së bashku me Tianin.

Tuna nuk është përmbajtur nga ky imazh dhe ka shkruar fjalët më të bukura.

“Nuk e kam ditur kurrë se sa e doja babain tënd deri në momentin që pash se sa shumë të do ai ty”, ka shkruar Tuna.

Kujtojmë se këngëtarja e njohur ka kohë që nuk ka publikuar projekt të ri. Ajo tani është përkushtuar ndaj familjes së saj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme