A u ribashkua Demi Lovato me ish të dashurin?

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 15:29 | Nga

Demi Lovato dhe ish- i dashuri, Wilmer Valderrama janë parë së fundmi bashkë.

Ish-çifti që u nda në muajin qershor të vitit 2016 pas gjashtë vjetësh lidhje janë parë duke shijuar një darkë së bashku në Los Angeles.

“Ndonjëherë ata puthen ose përqafohen. Ai gjithmonë bën porosinë për të. Ata definitivisht duken sikur janë në lidhje. Janë gjithmonë duke qeshur dhe duke kaluar kohë të mirë së bashku”, ka thënë një burim i afërt me të dy.

Sipas të njëjtit burim, këngëtarja dhe ish- i dashuri nuk janë puthur derisa janë larguar nga kjo darkë por janë përqafuar derisa kanë lënë restorantin, transmeton Klan Kosova.

Lovato dhe Valderrama vazhdimisht kanë qenë të përfolur se janë rikthyer sërish së bashku.

Madje, këngëtarja kishte postuar një fotografi me Valderraman duke thënë se do të mbesin gjithmonë miq, pavarësisht të gjithave.

“Nuk e kam dashur askënd si e doja Wilmer. Në fakt, në një mënyrë unë akoma e dua Wilmer”, ka pranuar këngëtarja në dokumentarin e saj “Simply Complicated” në vitin 2017.

Pas ndarjes nga Valderrama, këngëtarja e “Confident” ka qenë e lidhur me luftëtarin e arteve marciale, Luke Rockhold.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme