Urime ditëlindjen 2PAC…

Prishtinë | 16 Qer 2018 | 11:53 | Nga

Sot, më 16 qershor 2018, ka ditëlindjen njëri prej reperëve më të njohur i të gjitha kohërave – Tupac Shakur, i cili sot do të ishte 47 vjeç, transmeton Klan Kosova.

Përveç muzikës, Pac ishte edhe aktor, i cili luajti në filma të tillë si Juice dhe Poetic Justice së bashku me Janet Jackson.

2Pac vdiq në moshën e re (25 vjeçar) por ai arriti të bënte shumë gjëra në jetën e tij.

Për të ruajtur kujtimet e Tupac, nëna e ndjerë Afeni Shakur themeloi fondacionin familjar Shakur, i cili ofron trajnime për studentët që synojnë të rrisin talentet e tyre.

Ai mund të mos jetë më, por puna e tij nuk harrohet dhe fryma e tij jeton me muzikën e tij.

Biografinë e tij mund ta shihni në filmin “All Eyez On Me”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme