Urrejtje me pagesë, 150 € bileta për koncertin e këngëtarit grek antishqiptar në Tiranë

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 15:29 | Nga

Më 24 maj, vjen nga Greqia të japë koncert për shqiptarët një antishqiptar i tërbuar, i cili kur bie rasti të flasë për shqiptarët i quan ata “σκουπίδια” (plehëra), shkruan “Shqiptarja”.

Një fashist i deklaruar, urrejtës i të huajve, mbështetës i Agimit të Artë dhe dëshmitar okular i kontakteve të fshehta mes alienëve dhe qytetërimit antik grek.

Shqiptarët janë ftuar të financojnë vazhdimësinë e aktivitetit të këtij “artisti”, duke e paguar biletën e koncertit të tij sa frëngu pulën, ose sa shqiptari përbuzjen.

150 euro do kushtojë bileta e Notis Sfakianaqit në Tiranë, ndërsa në Greqi kushton 50 euro.

Sepse sigurisht, grekët nuk janë “σκουπίδια” dhe kanë pasur kontakte me alienët, jo si shqiptarët që janë plehra dhe kontaktin e vetëm e kanë me naivitetin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme