Vajza e Stallones është rritur…

Prishtinë | 15 Jan 2017 | 21:02 | Nga

Ajo është një nga tri vajzat e aktorit legjendar Silvester Stallone. Por paraqitja e 18–vjeçares, Sistine, e ka bërë atë të dallohet nga motrat e saj.

Me bukurinë që duket se e ka marrë nga e ëma, modelja Jennifer Flavin, ajo po përpiqet të ndjekë hapat e saj në botën e modës.

Vetëm 3 ditë nga dalja në tapetin e kuq të Golden Globes, në krah të babait dhe motrave, Sistine ka pozuar për revistën “Love”, duke i bashkangjitur dhe një video shoqëruese.

Vajza e Silvester Stallones dhe Jennifer Flavin shfaqet në klip vetëm me të brendshme dhe një xhaketë lëkure, duke kërcyer dhe duke marrë poza të nxehta.

18–vjeçarja Sistine Stallone ka deklaruar se ka qenë babai i saj, i cili e ka ndihmuar për të hedhur hapat e parë në botën e modës, madje ajo ka thënë se ishte vetë ai, që e stërviste me orë të tëra për të qëndruar mbi taka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme