Vajza me të cilën është lidhur Brad Pitt, kopje e aktores Jolie

Prishtinë | 13 Nën 2017 | 18:33 | Nga

Brad Pitt dhe Angelina Jolie i dhanë fund romancës së tyre 12-vjeçare në shtator të vitit 2016.

Ky lajm i çuditi të gjithë, por gjithashtu pas ndarjes së tyre u rrit kureshtja se cilët do të ishin partnerët e ardhshëm të tyre. Media shkruajnë se prej një muaji, aktori 53-vjeçari është në një lidhje me princeshën e Monakos, Charlotte Casiraghi, e cila i përngjan shumë Jolies.

Brad Pitt dhe Charlotte Casiraghi kanë mëse një muaj që janë bashkë dhe janë njohur nga një miku i tyre i përbashkët. Gjithashtu, po sipas këtij burimi, ata janë parë bashkë në muzeun e Artit të Los Anxhelos, dhe nuk i janë ndarë njëri-tjetrit në asnjë moment.

Charlotte Casiraghi është fëmija i dytë i Caroline, Princesha e Hanoverit dhe Stefano Casiraghi, dhe mbesa e Grace Kelly. Ajo ka qenë në një lidhje me komedianin Gad Elmaleh me të cilin ka një djalë katërvjeçar, Raphawl.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme