Selimllari refuzon “Miss Globe”, shkaku i “Dance With Me”

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 13:43 | Nga

Konkursi botëror i bukurisë “Miss Globe”, këtë vit organizon garën e 20-të që nga krijimi i tij në vitin 1996, duke e kthyer këtë spektakël në një ngjarje për të mbledhur të gjitha fitueset e kurorës ndër vite.

Spektakli zhvillohet në kryeqytetin kinez të Pekinit dhe një ftesë e veçantë ka arritur edhe një në Shqipëri.

Valbona Selimllari, fituesja e edicionit të vitit 1999, është ftuar të marrë pjesë në këtë ngjarje jubilare të bukurisë.

Por, për shkak të angazhimeve në “Dance With Me” të RTV Klan, ajo ka refuzuar ftesën dhe nuk do të marrë pjesë në këtë ngjarje botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme