Vdes fituesi i shtatë çmimeve “Grammy”

Prishtinë | 12 Shk 2017 | 20:59 | Nga

Këngëtari Al Jarreau ka vdekur sot në Los Angeles në moshën 76-vjeçare. Ai ishte shtatë herë fitues i çmimit Grammy në kategoritë jazz dhe pop.

Shkaku i vdekjes së tij nuk ishte menjëherë e qartë. Ai ishte në spital duke u trajtuar për lodhje, shkruan BBC.

Këtë muaj, Jarreau është pensionuar nga turnet pas më shumë se 50 vjetësh.

Një artist i rrallë që ka fituar Grammy në kategoritë xhaz, pop dhe R & , Jarreau ishte i njohur edhe si tekstshkrues për disa emisione televizive.

Ai u vlerësua për shkathtësi e tij dhe pas marrjes çmimit si këngëtar xhazi, ai kaloi në pop.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme