Vdes në moshën 101 vjeçare, gruaja e parë e Frank Sinatra

Prishtinë | 14 Kor 2018 | 10:43 | Nga

Nancy Sinatra Sr. ka vdekur në moshën 101 vjeçare.

Gruaja e parë e Frank Sinatra vdiq të premten, transmeton Klan Kosova.

“Nëna ime vdiq në mënyrë paqësore sonte në moshën 101 vjeçare. Ajo ishte një bekim dhe drita e jetës time. Faleminderit për gjithçka’”, shkroi vajza e saj në Twitter.

Shkaku i vdekjes së saj nuk u dha.

Nancy ishte e martuar me Frank nga viti 1939 deri më 1951 dhe është nënë e tre fëmijëve të tij. Ajo kishte edhe pesë nipër e mbesa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme