Vdes producenti i “Star Wars”

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 09:16 | Nga

Ka ndërruar jetë producenti i famshëm Gary Kurtz në moshën 78 vjeçare.

Kurtz është producenti i dy serive të para të “Star Wars”. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja.

Ata thanë se producenti vdiq nga kanceri.

Kurtz ka punuar me George Lucas në American Graffiti me origjinalin e Star Wars dhe vazhdimin e tij The Empire Strikes Back.

Filma të tjerë përfshijnë The Dark Crystal dhe Return to Oz.

Kurtz lindi në Los Angeles në vitin 1940. Producenti filloi punën si asistent regjisor në “Ride in the Whirlwind” në vitin 1965 me protagonistin Jack Nicholson.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme