Vritet reperi XXXTentatcion

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 08:38 | Nga

Reperi XXXTentatcion është qëlluar për vdekje gjatë një grabitjeje të hënën në Broward County të Floridas, ka njoftuar policia.

20-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Jahseh Onfroy, po largohej nga një dyqan pasdite kur dy burra nga një veturë e kishin qëlluar.

Policia ka njoftuar se është në kërkim të dy personave dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët.

XXXTentacion u bë i famshëm me këngën “Look at Me” në vitin 2016. Me albumin e tij të fundit “?”, ai debutoi në vendin e parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme