The Weeknd dhe Selena u ndanë, por çfarë po na thotë Bella Hadid me këtë foto?

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 16:28 | Nga

Jo më kot thonë “Bota është e rrumbullakët”.

Teksa The Weeknd po “qan” pasi e dashura e tij, Selena e tradhtoi, Bella po shijon udhëtimin në Romë me miken e saj dhe është më e lumtur se kurrë.

Modelja 21 vjeçare e ka përjetuar shumë keq ndarjen nga këngëtari kanadez dhe lidhjen me ish-miken e saj, Selenën, por koha e ka ndihmuar që ta rimarrë veten dhe treguar se gjithçka që bën në këtë jetë të kthehet pas.

Falë ribashkimit të Justin dhe Selenës, The Weeknd ka sot në publik imazhin e një mashkulli të tradhtuar, që i kanë “vënë brirët” . Me të vërtetë nuk është faji i tij, por e parë në këndvështimin e Bellës, duket si një hakmarrje e ëmbël…fundja të gjithë një ditë marrim atë që meritojmë.

Bukuroshja ka postuar një foto në instagramin e saj ku shkruan: Një moment perfekt. Më në fund e përqëndruar dhe shumë e lumtur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme