Wiz Khafila në lidhje me modelen e famshme

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Winnie Harlow dhe Wiz Khalifa kishin treguar lidhjen e tyre për një muaj me radhë me anë të shenjave dhe gjestevem por askush nuk e kishte vënë re se ata janë në lidhje, shkruan TMZ.

Supermodelja kanadeze është fotografuar duke mbajtur duart me reperin derisa po largoheshin nga Staples Center në L.A.

Winnie ishte veshur me markën “Fendi”, kurse Wiz me një xhaketë vjollcë, të kombinuar me pantallona të verdhë.

Ishte vetë Winnie e cila e publikoi në rrjete sociale fotografinë me të cilën konfirmonte lidhjen me reperin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme