Xhensila Myrtezaj është shtatzënë

Prishtinë | 18 Mar 2018 | 14:59 | Nga

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë ndër çiftet më të përfolur kohët e fundit.

Dyshja muaj më parë kurorëzuan lidhjen e tyre përmes një dasmë madhështore, ku ishin të pranishëm shumë personalitete të njohura të shoubizit.

Megjithatë, kohët e fundit është spekuluar për një shtatzëni të mundshme të këngëtares shqiptare, por që deri më tani nuk është mohuar, as pohuar nga çifti.

Por, sot Myrtezaj dhe Kallaku kanë bërë të ditur edhe zyrtarisht se janë duke pritur të vjen në jetë fëmija i tyre i parë.

Në fakt, ka qenë aktori që ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke i prekur barkun e rrumbullakosur bashkëshortes.

“Kur dy, bëhen tre”, ka shkruar ndër të tjerash aktori me këtë rast në Instagram.

Ndryshe, aktorin do të vazhdojmë ta shohim në projekte të ndryshme të humorit, ndërsa këngëtarja me siguri do të pushojë dhe do t’iu përkushtohet ardhjes së foshnjës në jetë.

View this post on Instagram

When two, become three. @bes_kallaku ?

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme