Ylli i madh i muzikës botërore me koncert në Shkup, mësojeni datën

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 13:29 | Nga

Në kuadër të turneut të madh botëror “57th&9th;” për promovimin e albumit me të njëjtin emër, më 15 tetor në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup koncert do të mbajë Sting, një nga emrat më të famshëm të rok-muzikës i të gjitha kohëve.

Sting tashmë po e zhvillon turneun botëror të nisur në shkurt të këtij viti, me të cilën i përfshin të gjitha kontinentet. Një pjesë të verës e ka rezervuar për Evropën, kurse në fillim të shtatorit do të performojë në Amerikën Jugore, për t’u kthyer sërish në Evropë me koncerte nga mesi i shtatorit deri në fund të tetorit.

Në këtë turne Sting interpreton disa këngë nga albumi i ri vërtet i jashtëzakonshëm, por edhe hitet më të mëdha të solo-karrierës së tij: “Fragile”, “Desert Rose”, “Fields of Gold”…, si dhe nga koha e grupit legjendar “Police”: “Message in the bottle”, “Walking on the moon”, “Every breath you take”…

Organizatori i koncertit, “Avalon produkcija” informoi se koncertin e Stingut e ka konfirmuar më 5 maj, kurse sipas instruksioneve të menaxhmentit të këngëtarit, si ditë për shpalljen e eventit është zgjedhur pikërisht dita e sotme. Të gjitha informatat lidhur me shitjen e biletave për këtë ngjarje vërtet të madhe do të publikohen sonte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme