Zaimina mahnit me foton e fundit, shtatzënë dhe sexy

Prishtinë | 10 Tet 2017 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse ka muaj të tërë që flitet për shtatzëninë e saj, Zaimina Vasjari e pranoi një gjë të tillë vetëm pak ditë më parë, duke bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruante se ishte prej thuajse 6 muajsh në pritje të ëmbël.

Por ndonëse në postimin në fjalë ajo vendosi ta mbulonte barkun me duar, kësaj radhe, këngëtarja e shndërruar në sipërmarrëse, ka surprizuar ndjekësit. Zaimina ka postuar së fundmi një foto në Instagram ku ka zbuluar linjat e saj trupore dhe duhet thënë se vetëm shtatzënë nuk duket.

Zaimina duket se vijon të ruajë të njëjtat forma elegante dhe falë pozicionimit para aparatit dhe ngjyrës së zezë të fustanit, nuk i dallohet as barku i rrumbullakosur.  Ajo mesa duket do të ketë fatin që të mos pësojë ndryshime të shumta trupore, ndonëse brenda saj tashmë po rritet një fëmijë.

Almost 6 months🤰🏽☺️#pregnant 👼🏼

A post shared by Zaimina Vasjari (@zaimina_vasjari) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme