Zaimina Vasjari vallëzon teksa shfaq barkun e rrumbullakosur

Prishtinë | 21 Tet 2017 | 15:19 | Nga

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari ka tash e sa kohë që përflitet për shtatzëninë e saj.

Ajo publikonte vazhdimisht fotografi në rrjetet sociale, në të cilat shfaqej mjaft fine, gjë që bëri fansat kohë pas kohe të dyshonin.

Megjithatë, konfirmimi për shtatzëninë e saj erdhi në momentin kur Vasjari publikoi një foto në Instagram nga vizita te gjinekologu.

E njëjta ka publikuar së fundmi një video mjaft interesante, ku shfaq barkun e saj të rrumbullakosur.

Në video, ajo shfaqet duke vallëzuar dhe bërë lëvizje të ndryshme, me ç’rast ka vënë bë pah edhe trupin e saj.

“Duke i mësuar ca lëvizje bebes sime”, ka shkruar Zaimina në mbishkrimin e videos.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme